Elbasan/ Kremtohet dita e 'Ujit të Bekuar' nga besimtarët ortodoksë

6 Janar, 12:36

Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi fatsjellës u kap nga 14 vjeçari Emanuel Sholla,i cili shpreson që ky vit të jetë i mbarë për të.

Ndërkohë në fjalën e tij Mitropoliti Imzot Andon Merdani pohoi se lutja e tyre sot shkon për familjet në vështirësi, njerëzit në nevojë dhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor.

Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.