Elezi: PD s'ka struktura, kjo që po bën Basha nuk është institucionale! Bardhi shkelës i statutit, s’mund të konsiderohet shpëtimtar! Berisha i pabesueshëm

12 Qershor 2023, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2023-06-12 14:26:08

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se tentativa që bën Lulzim Basha për t’u kthyer në politikën aktive nuk është institucionale se nuk kanë struktura. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Elezi tha se ka pasur shumë thyerje rregullash.