Emisioni i plotë 'Një nga Ne'| Bakija, zonja që lulëzoi Klosin/ Historia e kullës shekullore në fshatin Kolesjan

2 Maj, 14:16 | Përditesimi: 2 Maj, 14:27

Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një lulishtareje në Klos. Prej 2 vitesh Bakija merret me lulet në Bashki, nje pasion i fëmijërisë që është kthyer në profesion. Ajo do të tregojë për kujdesin ndaj luleve, nga drita tek ujitja, tek bimët më rezistente dhe informacione të tjera të dobishme. Ëndrra e saj e madhe është të hapë një dyqan lulesh, ku të krijojë buqeta me raste gëzimesh. Në Kolesjan të Kukësit, Kulla e familjes Bulica qëndron si një monument i gjallë prej 102 vitesh. Kadriu, një prej trashëgimtarëve i ka rrëfyer gazetarit Benet Beqiri, historinë e sofrës që mblidhte 12 burra, pusit që shërbente si frigorifer i kohës dhe ëndrrës për ta kthyer këtë rrënojë në një bujtinë plot jetë.

I.M/Shqiptarja.com