Emisioni i plotë NJË NGA NE| "Emigrantët më vijnë me valixhe", rrobaqepëse Lili: Zoti ndihmon atë që punon!

22 Nëntor, 13:34 | Përditesimi: 22 Nëntor, 13:34

 

Në pjesën e parë të emisionit, gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e Ilirjana Xakes. Ajo është shembulli i gruas shqiptare që nuk dorëzohet, që punon pa pushim për t’iu dhënë fëmijëve një jetë më të mirë. Ëndërronte të bëhej mësuese, por rrethanat e jetës e detyruan të bënte një zgjedhje tjetër: rrobaqepësinë. Vullneti i hekurt dhe këmbëngulja e kanë ndihmuar të çajë në këtë profesion Rubrika Speciale do të na zhvendosë në Prizren. Gazetari Benet Beqiri ka realizuar një intervistë të veçantë me piktorin ekspresionist Arbnor Morina. I rritur në një ambient artistësh, mes nudove dhe portreteve të figurave kombëtare, Arbnori tregon se piktura për të ka qenë edhe një mjet i rëndësishëm për t’u afruar me njerëzit.

I.M/Shqiptarja.com