Në pjesën e parë të emisionit gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një fermeri nga fshati Ishull-Lezhë. Dikur emigrant në Greqi, por vendosi të rikthehet me një synim të qartë: për t'i qendruar pranë prindërve dhe për të krijuar një fermë me bagëti, bletë, shkurtëza dhe prodhime bio. 10 vite më parë, jeta e tij mori një kthesë të papritur pasi u përball me një sfidë shëndetësore. Por falë qumështit të bletës dhe vezëve të shkurtëzave, sot gëzon shëndet të plotë
Në pjesën e dytë, Rubrikën Speciale ia kemi kushtuar tetorit rozë. Në vijim do të ndiqni histori dhe informacione që kanë një emërues të përbashkët: mos neglizhoni veten por kryeni kontrollet rutinë! Megjithatë ky muaj nxjerr në pah edhe problematikat e përhershme, një prej të cilave është edhe defekti që ka pësuar në këtë periudhë sensibilizimi, mamografia në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, apo edhe mungesa e aparaturës së Brakiterapisë që përdoret për trajtimin e kancerit gjinekologjik.





















