Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e rapsodit Llesh Prenga, i cili prej 12 vitesh u mëson çiftelinë dhe vallet popullore të veriut rreth 100 nxënësve. Folklori është pjesë e identitetit të një kombi, ndaj propozon që të futet në kurrikulën mësimore. Ndiqni ditën e tij mes mësimdhënies dhe momenteve në studion muzikore. Ditët e sotme është e vështirë ruajtja e shumë zejeve që deri dje kanë qenë zanate të trashëguara ndër breza. Nallbanë, teneqepunues, tornitorë apo lustraxhinj, sot i gjen të shpërndarë nëpër Shqipëri brenda disa punishteve të vogla në pritje të ndonjë klienti. Korrespondentët tanë kanë sjellë jo vetëm historitë e tyre, por edhe detaje nga puna e zanatcinjve





















