Emisioni i plotë 'Një nga Ne'/ La pa fjalë ndjekësit e TikTokut. Ja çfarë bën Kadife Karriqi në shalqi dhe kungull

6 Dhjetor, 14:33 | Përditesimi: 6 Dhjetor, 14:33

 

Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e Kadife Karriqit, e njohur si skulptorja e frutave, pasi me anë të një thike u jep forma të veçanta si lule, shqiponjë apo portrete njerëzish. Përveç artit me fruta realizon punime me pirografi. Pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj është gatimi, ku në çdo recetë bie në sy kujdesi ndaj detajeve. Një tjetër pasuri e kulturës shqiptare synon të bëhet pjesë e trashëgimisë shpirtërore globale, në UNESCO-s. Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit konsiderohet si një prej pasurive etnografike më të rralla të Kosovës. Nismëtarët, të cilët kanë mbledhur materialet shpresojnë në mbështetjen e Shqipërisë për propozimin, pasi Kosova ende nuk është pjesë e UNESCO-s.

A.A/Shqiptarja.com