Emisioni i plotë 'Nje nga Ne'| Rei Mulla, 15-vjeçari që ktheu hobin në fitim/ Rreziqet që kërcënojnë banorët e Bulqizës

11 Prill, 14:26 | Përditesimi: 11 Prill, 14:26

Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një artisti autodidakt nga Durrësi. Rei Mulla është vetëm 15 vjeç, por ndjesisë i shpreh përmes pikturës dhe poezisë. Eksperimenton me teknika të ndryshme në krijimet e tij si string art, quilling dhe arti me pika. Së fundmi po punon për librin e tij të parë historik duke treguar se me vullnet mund të arrihet gjithçka. Speciale Në Bulqizë toka nuk është më e qëndrueshme si dikur. Rrëshqitjet e saj po përparojnë ngadalë, por pa ndërprerje, duke cënuar jo vetëm infrastrukturën, por edhe jetën e familjeve që jetojnë në këtë zonë. Gazetari Mahir Jangulli sjell nëpërmjet këtij reportazhi, shqetësimin e banorëve, shpjegimet e ekspertëve dhe rrezikun që po i kanoset qytetit.

I.M/Shqiptarja.com