Emisioni i plotë Një nga ne| Shyqo, orëndreqësi fierak që riparon orat e luksit/ Cërnaleva, fshati i harruar

7 Shkurt, 14:34 | Përditesimi: 7 Shkurt, 14:34

 

Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një zanatçiu. Shyqyri Bofe është një nga të paktët orëndreqës te mbetur në qytetin e Fierit. Zanatin e ka trashëguar nga i ati kur ishte në klasën e parë dhe që prej asaj kohe, është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Edhe pse 65 vjeç, usta Shyqo vazhdon të punojë çdo ditë në dyqanin e tij të vogël. Falë durimit dhe kujdesit që tregon në punë ka fituar klientë besnik të cilët i kanë besuar ora nga më të lirat deri tek ato me vlerë mijëra euro.

A.M/Shqiptarja.com