Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Prill 2023 – Receta /Horoskopi javor /Lythat në lëkurë /Bimët shqiptare në Gjermani

10 Prill 2023, 17:02

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me mish dhe salcë në furrë / Pite me kungull e mbushur me djathë dhe proshutë.

Sipas Astrologut Jorgo Pulla, përgjatë kësaj jave priten ndryshimeve të mëdha me shumë mundësi në çështjet e punës, në lidhjet me probleme dhe dokumentacione. Ndikime të forta planetare, shumë lidhje problematike si dhe ndarje do të mund të kenë ribashkim përgjatë kësaj jave. Është një javë shumë e rëndësishme në fusha të ndryshme, por më kryesorja është fokusi në punën tuaj dhe karrierë, në ndryshimet që doni të bëni. Kjo javë ka të bëjë shumë me gjërat e lëna pezull, mundohuni që atë që nisni t'a çoni deri në fund. Të gjitha shenjat përfitojnë këtë javë edhe pse në aspektin astrologjik është një javë që do pësojmë pa të mësojmë, është një javë që na jep shumë mundësira. Përgjatë kësaj jave duhet të jemi sa më shumë të kujdesshëm për veten tonë dhe për njerëzit që na rrethojnë. Është momenti më perfekt për zgjidhjen e çdo problemi dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Më të përfituar këtë javë me më shumë mundësira janë shenja e Dashit dhe Shigjetarit.

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë të lëkurës, lythat. Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre. Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV. Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave dhe ato mund të trajtohen dhe zhduken falë bimëve mjekësore që natyra na ka falur.

Alketa dhe Ralph Schindler janë një çift shqiptaro - gjerman të cilët vijnë në studion e "Rreze Dielli" për të na treguar eksperiencën personale të trajtimit me bimë medicinale, të sëmundjeve që i ndryshuan cilësinë e jetës. Ata na tregojnë se si vendosën që bimët shqiptare t’i çojnë deri në Gjermani, dhe përmes ndihmës së Ylli Merjas, emigrantët shqiptarë por edhe shtetas gjermanë të njihen me to dhe t’i përdorin në trajtimet e sëmundjeve të ndryshme.