Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sultjash, ëmbëlsirë tradicionale / Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë / Fileto pule me salcë kremoze limoni.
Sot në Rreze Dielli trajtojmë një nga temat më të ndjeshme për çdo prind, një temë që ndan opinionin publik, që ngjall frikë, por edhe shumë pikëpyetje: vaksina e fruthit dhe lidhja e saj me autizmin. Nga njëra anë kemi shkencën, e cila prej vitesh këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinimit dhe autizmit. Nga ana tjetër janë prindërit… ata që thonë: ‘Fëmija im ndryshoi pas vaksinës’; A është kjo rastësi, apo diçka që ende nuk është kuptuar plotësisht? Pse vazhdon të ekzistojë ky dyshim, edhe sot, në një kohë kur informacioni është më i aksesueshëm se kurrë? Ndërkohë, fruthi një sëmundje që dikur merrte jetë po rikthehet në disa vende pikërisht për shkak të uljes së vaksinimit. Atëherë, si edhe ku qëndron e vërteta? A duhet të kenë frikë prindërit nga vaksina e fruthit? Pse vazhdon të ekzistojë miti për lidhjen me autizmin, pavarësisht studimeve shkencore? Flasim me pediatren e përgjithshme Anisa Potka.
Në studion e emisionit “Rreze Dielli” këtë mëngjes ndajmë emocionet dhe përjetimet e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Tre vajza të talentuara Fjona Lleshi, Kenza Hani dhe Drita Bude, së bashku me organizatoren Mirjeta Grosha, rrëfejnë eksperiencën e tyre në “Paris Fashion Week”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë. Një histori suksesi, pasioni dhe përfaqësimi dinjitoz të fëmijëve shqiptarë në skenën e modës.




















