Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Levrek me kumbulla dhe qepë të kuqe / Turshi me kumbulla / Pesto me rukola dhe arra.
Në TikTok ka personazhe që bëhen viralë për një video dhe ka nga ata që duket sikur çdo ditë kanë një episod të ri! Një prej tyre është padyshim Tan Gjyla nga Lushnja. E keni parë duke ngrënë gjëra nga më të pazakontat, duke provuar grerëza, duke folur për mishin e kalit e duke bërë video nga më të paimagjinueshmet e shpesh herë edhe të kritikuara dhe debatuara. Por Tan Gjyla del edhe atje ku kurrë nuk do ta kishit menduar, shfaqet sërish në skenë, sërish në video dhe sërish arrin të bëjë njerëzit të flasin. Madje, së fundmi, ai ka bërë edhe një tjetër hap nga TikToku në muzikë! Tan Gjyla është bërë pjesë e klipit “Mos i bjer fatit me gur”, të interpretuar nga këngëtari Klevis Hysko. Tan Gjyla duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm në TikTok! Nga Lushnja në rrjetet sociale dhe në klipet muzikore, dhe pyetja është: Çfarë do të sjellë episodi i radhës, sepse me Tan Gjylën, duket se ka surpriza!




















