Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me shalqi / Petulla të ëmbla me lëng portokalli të gazuar / Kunguj krokantë me salcë aromatike.
Në “Rreze Dielli” sot jemi me një artist që nuk ka kërcyer vetëm në skenë, por edhe mbi dhimbje, sakrifica dhe shumë kujtime që koha nuk i ka fshirë... Ai është padiskutim një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. I dashur për publikun, por edhe për brezat e rinj të cilët kanë pasur mundësinë të marrin përvojë nga ky artist, Llaqi Nako. Publiku është emocionuar në shumë role të interpretuara prej tij në balete si Halili dhe Hajria, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Shota dhe Azem Galica, Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë, Lola, Cuca e Maleve, Para Stuhisë e shumë të tjera. Por sot do të kemi kënaqësinë të flasim edhe për një tjetër anë shpirtërore të tij, që është libri, ka sjellë disa botime, tre romane dhe një libër me poezi. Një rrëfim i ngrohtë, emocionues dhe me shumë mesazhe për jetën, me Profesorin e nderuar Llaqi Nako, mjeshtër i baletit.




















