Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2026 – Receta / Këshilla mjekësore nga ChatGPT, thirrja e ekspertëve

29 Janar, 16:46 | Përditesimi: 29 Janar, 16:46

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla të ëmbla / Tavë me mish viçi dhe pistil / Tavë me brokoli dhe djathë.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka vënë njeriun përballë sfidave të reja, por edhe shumë koncepteve evolutive të cilat kohë më parë as nuk mund të mendoheshin. Kështu sot jetojmë në një botë virtuale e cila është bërë reale. Në ditët e sotme, shumë njerëz drejtohen te ChatGPT për këshilla, qoftë për të zgjedhur një veshje, për të korrigjuar një ditë të keqe me flokët ose për të vendosur çfarë të hanë. Ndjehet pothuajse si të flasësh me një mik që gjithmonë ka një përgjigje dhe është aty për ty pavarësisht gjithçkaje, por së fundmi po lexojmë edhe analizat laboratorike si edhe recetat mjekësore, mjafton një fotografi dhe ChatGPT është aty për ty. Por sa të sigurta janë këto përgjigje dhe mbi të gjitha kur ndihmon dhe kur jo? Shumë janë skeptikë të tjerë janë besnikë të platformës. Sa të ndërgjegjësuar jemi që realisht kur bëhet fjalë për shëndetin, një motor kërkimi mund edhe të na çoj në drejtime jo të duhura. Së fundmi OpenAI prezantoi “ChatGPT Shëndet”, një funksion të ri të fokusuar në mirëqenien e përdoruesve, i cili synon t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë të dhënat e tyre shëndetësore përmes inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, mjeti nuk ka për qëllim të ofrojë diagnoza apo trajtime mjekësore dhe nuk zëvendëson mjekët, por shërben si një asistent informues për interpretimin e analizave, ndjekjen e trendeve shëndetësore dhe përgatitjen për konsultat me profesionistët. Për më tepër flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertë të fushës, të cilët tregojnë dhe eksperienca të tyre me pacientët: Xhentiljana Nazaj, mjeke familjeje; Tea Shehu, mjeke endokrinologe; Doris Lacej, PhDc e Shkencave farmaceutike dhe Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor.

MC/Shqiptarja.com