Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me patate dhe spinaq / Role me mish të grirë dhe perime / Çaj me lëkura patatesh.
Muaji Tetor sjell një energji të re dhe të ndjeshme në qiellin astrologjik, ku lëvizjet planetare do të ndikojnë ndjeshëm në jetën tonë emocionale, profesionale dhe shpirtërore. Me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshores dhe më pas në Akrep, do të ndiejmë nevojën për ekuilibër, drejtësi, por edhe thellim të lidhjeve dhe çështjeve të brendshme. Këtë muaj, Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të nxisin fillime të reja, përfundime të papritura dhe rishikime të rëndësishme në marrëdhënie. Aspektet mes planetëve të fuqishëm si Plutoni, Saturni dhe Marsi do të sjellin sfida për disa shenja, ndërkohë që për të tjerat do të hapen mundësi të reja dhe surpriza të këndshme. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në studion e "Rreze Dielli", na ndihmon të kuptojmë më qartë se si këto ndikime do të reflektohen në jetën tonë dhe cilat energji duhet të përqafojmë apo shmangim. Çfarë ka rezervuar universi për secilën shenjë? Cilat janë ditët me fat dhe cilat duhet t’i kalojmë me kujdes.





















