Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Korrik 2026 – Receta / Kujdesi për kafshët shtëpiake në verë

31 Korrik, 14:23 | Përditesimi: 31 Korrik, 14:23

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj, vezë dhe djathë / Patate të mbushura me djathë / Qofte me kunguj.

Kafshët shtëpiake janë pjesë e pandashme e shumë familjeve, duke na dhuruar dashuri, besnikëri dhe shoqëri të pakushtëzuar. Por, ashtu si njerëzit, edhe ato kanë nevojë për kujdes, vëmendje dhe trajtim profesional, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperaturat e larta mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e tyre. Për të folur mbi pasionin për veterinarinë, lidhjen e veçantë që krijohet me kafshët, ndërhyrjet më sfiduese në praktikën e përditshme dhe këshillat më të rëndësishme për kujdesin ndaj katërputroshëve në muajt e nxehtë, flasim në studion e “Rreze Dielli” me veterinerin dhe pedagogun Kristi Morava.

MC/Shqiptarja.com