Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shtator 2025 – Receta tradite/ Viti i ri shkollor, risitë e problematikat

5 Shtator, 14:54 | Përditesimi: 5 Shtator, 14:54

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me speca dhe salcë domateje / Kek i kripur me perime dhe djathë / Fërgesë me speca dhe gjizë.

Shtatori sjell me vete emocionin dhe stresin e fillimit të vitit të ri shkollor. Për fëmijët kjo periudhë është një rikthim në rutinë, te librat dhe shokët e klasës, por për prindërit është shpeshherë një sezon dilemash: Cila është çanta më e përshtatshme dhe sa duhet të peshojë ajo? A mjafton mësimi në shkollë apo duhen edhe kurset jashtëshkollore? Dhe në kohën kur teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në klasë, a është inteligjenca artificiale një ndihmë apo një sfidë e re? Sa janë të përgatitur mësuesit dhe fëmijët tanë për këtë revolucion dixhital? Ndërkohë, një problem më i “rëndë” në kuptimin e parë të fjalës janë çantat shkollore. Ato shpesh peshojnë më shumë se vetë nxënësit që i mbajnë, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin e tyre fizik. Mbi këtë temë që prek çdo familje diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me Kristiana Muçenj, mësuese; Ermand Martenika, ekspert IT, për të na folur mbi përfshirjen e AI-së në arsim; Ledina Nikolla, fizioterapiste dhe pedagoge, për të na treguar si ndikojnë çantat në shëndetin fizik të fëmijëve si dhe e vogla Michelle Ndreca, vetëm 6 vjeç, që këtë vit nis për herë të parë rrugëtimin e saj në parashkollor.

MC/Shqiptarja.com