Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Dhjetor 2025 – Receta/ Poezi malli dhe dashurie, jeta në mërgim / Me këngëtaren përmetare Evgjeni Culli

9 Dhjetor, 14:37 | Përditesimi: 9 Dhjetor, 14:37

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi tradicionale / Melomakarona, ëmbëlsirë festive. E ftuar në këndin e gatimit Poetja Arjana Fetahu Gaba, gatuan një supë dimërore me kos.

Poetja shqiptare që jeton prej tri dekadash në Shtetet e Bashkuara, Arjana Fetahu Gaba, sjell një rrëfim të përzemërt në "Rreze Dielli" mbi jetën e saj në Amerikë, kontributin për komunitetin shqiptar dhe sfidat e të qenit poete në mërgim. Ajo tregon se si kryetari i New Jersey-it ka mbështetur vazhdimisht komunitetin shqiptar, duke nënvizuar lidhjet e forta familjare e shoqërore që e bëjnë këtë komunitet unik. Gjatë bisedës, poetja surprizohet edhe nga një video-mesazh emocionues i dërguar nga dy motrat dhe nëna e saj, duke sjellë një moment të veçantë malli dhe gëzimi. Me librin e saj më të ri, “Pranverat që humbëm”, poetja i dhuron lexuesit një përmbledhje poezish malli dhe dashurie, një dedikim i sinqertë për atdheun dhe emocionet që e shoqërojnë largësinë. Kjo bisedë sjell në dritë zërin e një autoreje që ruan fort identitetin dhe ndjenjat, pavarësisht distancës.

Kënga “Xhan o djalë” sjell një bashkim magjik mes vargjeve të poetes Arjana Fetahu Gaba dhe zërit të ëmbël të këngëtares përmetare Evgjeni Culli, duke krijuar një emocion që lidh poezinë me traditën muzikore shqiptare. Evgjeni Culli rrëfen rrugëtimin e saj në muzikën popullore, dashurinë e thellë për Përmetin e sazeve, këngëve dhe luleve, si dhe frymëzimin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Takimi i dy artisteve bëhet një urë mes mallit, artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke nxjerrë në pah bukurinë e zërit dhe fuqinë e vargut.

MC/Shqiptarja.com