Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Shtator 2026, Receta/ ‘Shpëtojnë jetë’, histori drithëruese

9 Shtator, 16:42 | Përditesimi: 9 Shtator, 16:42

Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me burdullak / Domate të vogla të pjekura në furrë me erëza shoqëruar me brusketa me krem djathi.

Një verë intensive, 22 jetë të humbura në rrugë, zjarre, emergjenca dhe shpëtime. Gushti që lamë pas ishte i përgjakur në rrugët e vendit: 159 aksidente, 22 viktima dhe 229 persona të lënduar. Shpejtësia, alkooli dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të marrin jetë. Por, ndërsa për shumëkënd vera ishte një sezon pushimesh, për disa të tjerë ishte një tjetër verë në krye të detyrës. Në mes të flakëve, çdo sekondë është vendimtare. Në det, një tjetër betejë: pushues në rrezik, ndërhyrje të menjëhershme dhe jetë që duhen shpëtuar. Ndërsa në rrugë, uniformat blu përballen çdo ditë me aksidentet dhe pasojat e tyre. Tre profesione, tre fronte të ndryshme, por një mision i vetëm: TË SHPËTOJNË JETË. Sot, në “Rreze Dielli”, do të dëgjojmë historitë e tyre. Do të flasim me Gerhard Bakën, Specialist të Qarkullimit Rrugor; Jonus Muratajn, Drejtues Operacional i Zjarrfikëses së Tiranës; dhe Dario Bufazin, nga Forcat Detare. Rastet më të vështira, momentet kur çdo sekondë bën diferencën, historitë e shpëtimit dhe pesha që mbart një uniformë, kur pas saj qëndron një përgjegjësi e madhe: jeta e njeriut.

MC/Shqiptarja.com