Emisioni i plotë-Një nikoqire si Natasha Çapa! Suprizon korçarja me ditën e saj në "Një nga Ne"

20 Shtator, 11:25 | Përditesimi: 20 Shtator, 13:49

Rikthehet në këtë sezon të ri televiziv emisioni "Një nga ne" nga Xhensila Nako. Risi do të jetë Rubrika Speciale që do t'i bashkëngjitet këtij emisioni. Në pjesën e parë të emisionit do të njiheni me Natasha Çapën, korçaren që ruan me fanatizëm punimet e dorës. Nuk i shet, por i promovon përmes ekspozitave në qytetin e saj. Në rubrikën Speciale do të trajtojmë problematikat ende të pazgjidhura ne lumin Vjosa. Një grup gazetarësh të huaj dhe vendas përgjatë dy ditëve kanë parë se Lumi i Egër, dy vite pas marrjes se statusit Park Kombëtar, po përballet me ndotje të vazhdueshme dhe mungesë kontrolli.

r.k./Shqiptarja.com