Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë

15 Korrik 2021, 23:05

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka emra që duhet të përballen me për SPAK për krime shumë të rënda. Çupi tha se PD po kthehet në një strehë e kriminelëve shumë të rrezikshëm që janë bashkëpunëtror të Sali Berishës. Madje Çupi shton më tej se PD po vepron kundër thirrjes së SHBA dhe se një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti anti amerikanë