Një 48-vjeçar është arrestuar sot (21 Shtator) nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
I ndaluari është Bujar Ismailaj, kurse ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni. Policia bëri me dije se “ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje”. Policia ndau edhe pamjet e kapjes, teksa shtriu përtokë të dyshuarin dhe e prangosi.
Burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari pas krimit ka tentuar të arratisej me një makinë, teksa me vete kishte edhe një sasi lënde narkotike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.