Ende mister origjina e parave të Klosit! Ish-zyrtarja merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miat! Havier Dobi i qëndron dëshmisë së nënës

19 Shkurt 2023, 20:57

Origjina e parave të Alda Klosit mbetet ende mister. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.