Ende mister si u infektua me HIV/ AIDS fëmija 1-vjeç në Tiranë, Manastirliu pa përgjigje: ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik sipas protokolleve

10 Janar 2023, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2023-01-10 17:05:49

Mbetet ende një mister sesi është infektuar me HIV/AIDS 1-vjeçari në sistemin spitalor në Shqipëri. Që prej publikimit të rastit më 1 Dhjetor të 2022, Report Tv ka trajtuar herë pas herë këtë ngjarje të rëndë, të infektimit të 1-vjeçarit, ndonëse dy prindërit e tij nga testimi rezultojnë negativë.