Endri Shabani në Report Tv: Do shërbej për llogaridhënie ndaj Veliajt në Këshill Bashkiak! Pse humbi Këlliçi? Koha e Berishës dhe Metës ka ikur

19 Maj 2023, 19:18

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur sa i takon detyrës më të le që i kanë besuar qytetarët në “Studio Live” me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj. Si pjesë e Këshillit Bashkiak në Tiranë, tashmë Shabani u shpreh se do të ketë një rol kyç sa i takon presionit që do i bëhet në Këshill Bashkiak Veliajt, lidhur me premtimet që ky i fundit ka bërë.