Ëndrra për të krijuar një biznes, Katerina Zoto rrëfen sfidat e saj në sipërmarrje

4 Nëntor 2021, 11:02

Katerina zoto stilistja që theu tabutë e stilit dhe modës. Sipërmarrësja guximtare që nuk bën kompromise me idealet e saj. E diplomuar në master për Inxhinieri Tekstile dhe Modë Katerina fillimisht punoi si pedagoge ndersa paralelisht vazhdonte te thurte endrrat për krijmin e nje biznesi I cili në fokus do të kishte pikërisht veshjet, modën dhe stilin. Kështu nisi atelia ‘Katerina zoto’ fare rastëissht, nga ëndrra dhe guximi I një vajze të re që punonte me pasion. Sot ajo ka spikatur me stilin e saj duke u kthyer në një ndër stilistet dhe sipërarrëset më të mira në vend në fushën e modës.  Por, nëse ka diçka që identifikon veshjet që Katerina Zoto krijon, është ndërthurja mes modernes dhe traditës popullore. Qëndisjet dhe punimet me grep të së ëmës, puna me qilima e gjyshes, kanë lënë pa dyshim gjurmët e tyre në krijimet e saj.

Nëse e shihni ndonjëherë në rrugë, Katerina Zoto do të jetë gjithmonë si një personazh teatri. Për shumëkënd e çuditshme, por kjo e bën të ndihet mirë. Nuk e gjen veten në veshjet e përditshme, ndaj fantazinë e saj e lë të udhëtojë në kohë dhe në vende. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” tregon gjithcka për sfidat e biznesit, risqet dhe pasionin si sekretin kryesor që mban gjallë një sipërmarrje sidomos në hapat  e saj të parë.