Energji me orar! Rama: Kemi përgatitur planin! Mos bëni si unë që gjëmoj të fik dritat në kryeministri, të mësojmë të jetojmë kohët e vështira

23 Korrik 2022, 15:12

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka bërë planin që qytetarët të kenë energji me orar. Kjo do të vihet në zbatim në rast emergjence. Rama tregoi rastin e tij duke thënë se gjëmon celësat për fikjen e dritave të hapura në kryeministri sa herë që nuk janë të nevojshme.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji.