Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për ndërtimin e parqeve eolike, Balluku: Më pas vlerësojmë ofertën financiare! Kemi vënë çmim tavan 75 euro/MWH

16 Shtator 2022, 14:18 | Përditesimi i fundit: 2022-09-16 19:31:13

Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021 dhe u mbyll në qershor të vitit 2022. Zv.kryeministrja Belinda Balluku bën me dije se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër si parqet eolike që do të jenë të parat në Shqipëri që prodhojnë shumën totale nga 100-150 megavat/orë.