Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

26 Dhjetor 2024, 11:51 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 11:51

Prej mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra. Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës, raporton gazetari Elvis Hila.

I.M/Shqiptarja.com