Nga Tirana, presidenti turk Erdogan tha se synohet që vëllimi tregtar mes dy vendeve të rritet në 2 mld dollarë. Po ashtu, Erdogan premtoi mbështetje për Forcat e Armatosura, si trajnime, por edhe pajisje ushtarake.
"Ju përshëndes në emër të kombit tim. I nderuar që jam në vendim mik dhe vëllazëror Shqipërinë, në rastin e takimit tonë. Vitin e kaluar festuam 100 vjet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miq me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, shtrihen përtej një shekulli. I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do rrisin mirëqenien e popujve, vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 mld dollarë në fazën e parë. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. Ne do të ofrojmë mbështetjen për të përmirësuar nevojat e FA, për partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë të NATO-s në fushën e trajnimeve ushtarake dhe pajisjeve ushtarake", tha Erdogan.