Errësuan xhamat e mjeteve pa leje nga DPSHTRR, Gonxhja: Për 6 muaj janë gjobitur mbi 4 mijë drejtues mjetesh

12 Gusht 2022, 11:48

Në 6 muajt e parë të vitit 2022, drejtuesve të mjeteve u janë vendosur 4 625 gjoba për errësimin e xhamave të makinave pa marrë lejë nga DPSHTRR. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, bën apel për respektimin e normës së errësimit të xhamave.