Escobar: Pres që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare këtë vit

16 Mars 2023, 15:57

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.