Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri në 2 maj! Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

20 Prill 2023, 15:58

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.