Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos

17 Mars 2023, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2023-03-17 15:23:00

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, zhvilloi takime me liderët shtetërorë të vendit. Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, dhe më pas nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.