Është bërë pjesë e 'revolucionit' të Berishës, Flamur Noka: Basha ilegjitim, ne jemi shumica absolute! Kuvendi do të mblidhet, ata që janë me kryetarin janë detyruar

23 Shtator 2021, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 15:58:46

TIRANË-Për Flamur Nokën, një prej deputetëve të Partisë Demokratike që i është bashkuar lëvizjes së Ish-liderit Sali Berisha kundër kryetarit të partisë, Lulzim Basha është ilegjitim.  

"Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane. I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e  anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet", tha Noka.