Dinamo është ekipi i katërt që merr një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas Vllaznisë, Partizanit dhe Egnatias.
"Blutë" e Ilir Dajës u kualifikuan me vuajtje në Korçë, aty ku vendasit e Skënderbeut duket se i kanë bërë dhuratat me vonesë për vitin e ri 2025. Me ndeshjen e parë çerekfinale të fituar 0-2 nga Skënderbeu, përballja e kthimit pritej të gjente një Dinamo kërkuese dhe kështu ndodhi.
Që në nisje të ndeshjes u pa se trajneri Ernest Gjoka i korçarëve kishte hedhur në fushë emra të rinj dhe lojtarë që nuk kishin marrë shumë minuta këtë edicion. Dinamo zhbllokoi ndeshjen me autogolin e Nasto pas 30 minutash lojë, ndërsa pjesa e dytë ishte histori më vete.













