Etien Kapo dhe Ledina Riza në garë për t'u bërë pjesë e KLP! Rreth 231 prokurorë do votojnë për anëtarin e ri

25 Tetor 2022, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2022-10-25 17:43:08

Sot pritet të zgjidhet anëtari i ri i KLP. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme pritet të votojnë rreth 231 prokurorë. Etien Kapo dhe Ledina Riza janë dy kandidatët e vetëm për t’u bërë anëtar të KLP.