Faktet/ Ilir Meta firmosi largimin e spiunëve nga drejtësia! Pse nuk pranon të njëjtin standard për Parlamentin dhe politikën?

20 Gusht 2022, 19:47

Një nismë ligjore e mazhorancës për ndalimin e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për t'u zgjedhur në poste publike dhe për të krijuar parti politike, ka alarmuar Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët shpërthyen dje në kërcënime dhe me një fjalor banal. Sipas Berishës dhe Metës, nisma ligjore është kundër Metës, duke konfirmuar kësisoj pretendimin e Autoriteteve të Dosjeve se Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.