Falsifikon pasaporta për të futur shqiptarët në Britani? Blogerja: S’jam kriminele, s'kam marrë para nga shtëpitë e barit! Ja pse e nxora videon në Tik Tok

13 Nëntor 2022, 18:36

Një 25-vjeçare shqiptare që njihet në rrjete sociale si Ion Daci ka përgënjeshtruar artikullin e mediave britanike se reklamon pasaporta false në Tik Tok. Me anë të disa videove thekson se nuk merret me falsifikim pasaportash, nuk është kriminele dhe punon si trajnere apo mësuese fiskulture.