Familja tha se ishte aksident, zbardhet vrasja në Maliq! Djali i dehur tentoi ta hedh në pus, babai për vetëmbrojtje e godet me çekiç! 50-vjeçari vdes në spital

18 Shkurt 2023, 10:05 | Përditesimi i fundit: 2023-02-18 13:59:23

E raportuar fillimisht si ngjarje aksidentale, Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Maliq. Në pranga ka përfunduar Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, i cili me sende të forta ka qëlluar të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.