Fasha 800 kw/ Bejtja: Njerëzit vijojnë të kursejnë! Me energjinë jemi gjithmonë në alert! Kur kishte përmbytje, e ndërpremë herë pas here për arsye sigurie

30 Nëntor 2022, 20:46

Ndonëse vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ende nuk ka siguri që dimrin do të kalohet pa u prekur nga fasha 800 KW. Zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja bëri me dije se muaj pas muaji shihet situata nga prodhimi vendas dhe më pas përcaktohet vijimësia. Në një intervistë në Report Tv, Ilir Bejtja u shpreh se për energjinë do të jenë gjithmonë në gjendje alerti.