'Fati' i PD në gjykatë, Sali Berisha protestë para Kryeministrisë! Rrugët e bllokuara në kryeqytet

3 Mars 2023, 10:56

Sot do të jepet vendimi për 'vulën' e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Mësohet se te gjykata e Apelit janë shtuar masat e sigurisë.