Fatos Klosi: DASH bëri hapin, që Shqipëria s'e bënte dot! Ibsen Elezi: Për mua Saliu nuk shkon në Kuvend në shtator

19 Maj 2021, 22:36 | Përditesimi i fundit: 2021-05-19 22:49:48

Vendimi i DASH për futjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij dhe shpalljen e tyre 'non grata' duke iu ndaluar hyrja në SHBA ishte fundi i palavdishëm i një politikani që për 30 vite ka bërë historinë politike të demokracisë në Shqipëri. Akuzat e tij për korrupsion dhe se ka minuar demokracinë , por dhe reagimi i vetë Sali Berishës dhe Luzlim Bashaës për këtë vendim të DASH ka sjellë debate në emisionin "Repoltix" në Report Tv. Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Ai tha se SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot. Në lidhje me deklaratën e Bashës, Klosi tha se është perifrazim i deklaratës së Berishës duke i dalë atij 100 % në mbrojtje.

"Unë besoj se gjërat janë të kopsitura. SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk bëhej dot. Kryesorja është jo fati i Berishës, por fati i Shqipërisë. Problemi është ndëshkueshmëria dhe mesazhi është shumë i fortë për të gjithë politikën shqiptare. Unë u surprizova nuk e prisja, kjo nuk është akuzë politike, është vepër penale. Dënimi do varet nga drejtësia shqiptare. Basha ka perifrazuar Berishën, është në mbrojtje të tij, pjesa tjetër janë lustra. Është mbështetje 100 % dhe unë nuk prisja tjetër, pasi ky është në njeri i ngritur në politik dhe rizgjedhur në krye të PD nga Sali Berisha", tha Fatos Klosi në Repolitix.

Ndërsa Ibsen Elezi, i cili është pjesë e grupit "Për PD" kundërshtar i Lulzim Bashës tha se minimi i demokracisë është një akuzë e rëndë, ndërsa shtoi se ka bindjen se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat. Sa për deklaratën e Bashës, Elezi tha se është amorfe si vetë ai, por që e shikon si distancim nga Berisha dhe qëndrimi në krah të SHBA-së.

"Që ka qenë njeri i rëndësishëm dhe kemi pasur respekt po , por s'mund ta quajmë idhull dhe ikonë. Ajo që më bën përshtypje është pse pritet 8 vite për të bërë këtë punë se këtu flitet për korrupsionin para 8 vitesh. Minimi i demokracisë është e rëndë si akuzë, pasi korrupsioni janë të gjithë në shtresën elitë të politikanëve. Unë nuk besoj se është trondit Berisha se ai nuk trondite me kaq, por këto të tjerët që do vijnë më pas do kenë tronditjen më të madhe. Kjo deklaratë është trajtë amorfe si vetë Basha. Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t'i dilte në mbrojte Berishës dhe më pas të hapte rrugë dhe të ikte nga partia me dinjitet. Për mua Sali Berisha nuk shkon në shtator në Kuvend se e bën për shkak të staturës së vetë dhe i del zot vetes. Unë mendoj se Berisha jep dorëheqjen dhe përballet", tha Elezi.