Favorizuan të dënuarit, lirohen punonjësit e burgut të Fierit! 18 punonjësit do të qëndrojnë në ‘detyrim paraqitje’

29 Shtator 2022, 22:15

18 zyrtarët e burgut të Fierit do të qëndrojnë në masën “detyrim paraqitje”, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila zbuti masën “arrest shtëpie” të dhënë më herët. Ata akuzohen për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre pasi falsifikuan kartelat e 54 të dënuarve në mbi 300 raste për t’i favorizuar për ulje dënimi dhe liri me kusht.