Felaj në Report Tv: Presidenti të mos identifikohet me asnjë parti politike! Po punojmë më grupet parlamentare për të gjetur një emër konsensual

6 Prill 2022, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2022-04-06 14:25:58

Mazhoranca nuk është e interesuar që presidenti i ri i vendit të jetë një figurë e identifikuar me një parti politike, thotë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Duke u ndalur tek zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Felaj tha se sot në mbledhjen e asamblesë pritet që të miratohet rendi i punës për Kongresin që do të mbahet 9 prill. Felaj tha se kryetarët e degëve të cilët do të shkarkohen mund të rikandidojnë sërish