Fëmijët e klasave të para vizitë të detyrueshme për sytë, okulistët: Nga 15 vizita, 5 nxënës kanë nevojë për syze! Shkak qëndrimi në telefon

28 Gusht 2022, 12:28

Kontrolli i detyruar i syve për fëmijët e klasave të para, ka nxjerrë në pah problemet që u janë shkaktuar fëmijëve duke i lënë me kohë të zgjatur para pajisjeve elektronike. Mjekët okulistë thonë se nga rreth 15 vizita, 1 në 3 fëmijë kanë pasur nevojë për syze.