Fëmijët me virozë e COVID, fluks në pediatrinë e Beratit, mjeku: Grumbullimet në spital po përhapin koronavirusin, ministria të shpërndajë tamponë në qendra shëndetësore

16 Nëntor 2021, 17:03

Çdo ditë në pediatrinë e spitalit rajonal të Beratit paraqiten për tu vizituar 40 deri 50 fëmijë. Fluksi vjen në rritje bën të ditur Shefi i Repartit të Pediatrisë, Vladimir Kumaraku.  Kryesisht fëmijët janë të prekur nga viroza stinore por nuk mungojnë as rastet me COVID-19 në moshat pediatrike.

"Situata virale karakterizohet nga, temperatura e lartë, shpeshherë me ethe, me kollë dhe frymëmarrje të shpejtë. Po kështu kemi pasur edhe raste kur ka qenë prezent COVID-19 që përpos këtyre simptomave shoqërohet me çrregullime gastro-intensinale", u shpreh mjeku pediatër.