Fermerët në Dimal vadisin me ujë të ndotur: Fabrika e vajit të ullirit derdh mbetjet! Agjencia e Mjedisit: S’kemi konstatuar shkelje, s’e dimë shkakun

12 Janar 2023, 17:10

Fermerët e Kutallisë në Dimal ankohen për ndotjen e ujit që përdorin për vaditjen e prodhimeve bujqësore. Sipas tyre, uji ka përmbajte të lartë acidi që shkaktohet fabrikat e vajit të ullirit. Agjencia e Mjedisit thotë se fabrikat janë në rregull sepse përdorin gropat e dekantimit, por nuk ka një përgjigje për faktorët ndotës të kolektorit.