Fermerët në Lushnjë u vënë zjarrit parcelave për të larguar karkalecat, flakët dalin jashtë kontrollit, digjen qindra ha ullinj

30 Korrik 2022, 13:45

Emergjencat Civile në bashkinë e Lushnjës si dhe të gjitha institucionet e tjera janë të pafuqishme për të parandaluar pasoja e zjarrit i cili është çdo ditë i pranishëm. Fermerët si mënyrën më të lehtë për ta ruajtur nga dëmet që shkakton, karkaleci kanë gjetur ndezjen e zjarreve si mënyrë për t’i larguar nga parcelat e tyre.