Një fermer nga zona e Dimalit në Berat, Alush Musta, i cili ka pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet ka shkuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me çizme.
Fermeri thotë se fermerët më të prekur nga derdhjet e lumenjve nuk po mund t’i heqin më ato, pasi nuk hyjnë dot as të vjelin as të punojnë, duke përshkruar situatën si katastrofë dhe duke e krahasuar me një bombë atomike.




















